Geek

Apple do të krijojë çipat e vet për MacBook

10/02/2017 20:55
nga:Gazeta Blic

Kompania Apple po shqyrton mundësinë e zgjerimit të prodhimeve, në mënyrë që të ketë linjën e vet të procesorëve ARM për laptopat e ardhshëm MacBook.

Nikkei raporton se Apple po hulumton arkitekturën ARM, si mënyrë për t’u mbështetur sa më pak në komponentët e Intel dhe Qualcomm, transmeton KosovaPress.

Arkitektura është në pronësi të Arm Holdings dhe mund të licencojë kompanitë sikurse është Apple.

Analistët besojnë se këta çipa do të bëhen edhe më të popullarizuar me hyrjen në industrinë e laptopave, për të përmirësuar mobilitetin dhe punën e baterive.

Megjithatë, pritet të kalojnë edhe disa vite derisa Apple të hidhet në procesorët in-house ARM.

10/04/2017 13:07

Xiaomi shet mbi 10 milion telefonë vetëm në Shtator