Geek

Apple sjell azhurnimin iOS 11.0.2

10/05/2017 16:53
nga:M H

Apple ka publikuar azhurnimin më të ri të sistemit operativ iOS 11.

Versioni iOS 11.0.2 është publikuar për të përmirësuar disa lëshime me të cilat përballet versioni i ri i sistemit operativ të Apple për pajisjet në mobil.

Rekomandohet që përdoruesit, të cilët kanë pajisjet e tyre që mbështesin iOS 11, sa më parë të instalojnë azhurnimin më të ri, transmeton KosovaPress.

Kjo është e rëndësishme për të gjithë ata që kanë iPhone 8 ose iPhone 8 Plus, përdoruesit e të cilëve janë ankuar për probleme me zë gjatë thirrjeve telefonike, fotografi dhe e-mail. Të gjitha këto probleme janë zgjedhur në versionin e softuerit iOS 11.0.2.

Për të azhurnuar versionin e ri duhet shkuar në: Settings > General > Software Update.