Geek

Apple nis prodhimin e iPhone në Indi

05/17/2017 17:48
nga:M H

Kompania Apple kërkon tregje të reja për shitjen e iPhone dhe ka vendosur që të nisë prodhimin në Indi.

Projekti i parë i prodhimit është modeli iPhone SE, ndërsa dërgesat për blerësit pritet të bëhen më vonë gjatë këtij muaji.

Çmimi mesatar i një telefoni të mençur në Indi kushton 155 dollarë, derisa iPhone SE do të kushtojë të paktën 399 dollarë, transmeton KosovaPress.

Në tregun indian aktualisht dominojnë prodhuesit kinezë të telefonave të mençur. Samsung është brendi më i madh dhe kontrollon më shumë se një të katërtën e tregut, derisa Apple nuk është më e madhe se dy për qind.

08/19/2017 22:25

Xiaomi Mi Mix 2 me opsion 3D për njohjen e fytyrës