Geek

Aplikacioni që i “ringjallë” të vdekurit

03/09/2017 13:29
nga:Gazeta Blic

Kompania koreano-jugore ELROIS e ka krijuar një aplikacion të quajtur “With Me”. Ky aplikacion mund ta ‘rikthejë’ në jetë një person vetëm duke ia skanuar fytyrën me 3D.

Posa ta ketë skanuar fytyrën e atij personi, ky aplikacion i jep jetë atij personi duke lejuar që të reagojë, që të lëvizë përreth, dhe ju madje mund të bëni foto me të, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Sipas krijuesve të saj, ky aplikacion është krijuar për t’i lejuar njerëzit që ta rikrijojnë imazhin dhe personalitetin e dikujt që ka vdekur – mënyrë kjo për ta tejkaluar dhimbjen dhe shëruar zemrën e thyer.

03/25/2017 15:24

Facebook tani edhe me GIF’a në komente

Por këta “njerëz” janë vetëm avatarë apo modele 3D që janë të animuara dhe që përgjigjen e dhe bisedojnë përmes teknologjisë.