Geek

Aplikacioni për çifte që i ndalon fotot nudo

03/09/2017 13:29
nga:Gazeta Blic

Aplikacioni Trueview ua mundëson njerëzve që të gjejnë të dashur por tani krijuesit e këtij aplikacioni po tentojnë që ta luftojnë nudizmin e padëshiruar duke e futur një filtër që i parandalon përdoruesit që të dërgojnë foto lakuriq.

Pra, edhe nëse ju pëlqeheni me njëri-tjetrin dhe doni ta dërgoni bisedën në një nivel tjetër, ju duhet ta bëni këtë në privatësinë e mesazheve tuaja, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

Secila fotografi e ngarkuar në ueb-faqe kalon nëpër një filtër që e dallon fytyrën dhe lakuriqësinë.

Ky filtër vijon që ta analizojë fotografinë dhe hedh poshtë ato fotografi nëse vë re një nivel të caktuar të nudizmit – si psh. shfaqjen e organeve gjenitale.

07/21/2017 14:21

Si ti ruani gjërat e vlefshme me Alcatel Move Track?