Lajme

Anita Haradinaj ka disa fjalë falënderuese pas protestës për Ramush Haradinajn

03/04/2017 15:28
nga:A.H

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita pas protestës e cila u mbajt sot, ka disa fjalë falënderuese për të gjithë shqiptaret që po i përkrahin në çdo kohë.

Ndër të tjera Anita po ashtu thotë së, ne si qytetar të Kosovës, duhet të protestojmë çdo ditë për padrejtësitë që po na bëhen dhe për të drejtat tona, për të qenë qytetar të barabartë të Evropës, përcjell GazetaBlic.com

Lexo shkrimin e saj të plotë:

Fillimisht dua t’i falënderoj te gjithe shqipetaret kudo qe jane qe na kane perkrahur ne menyra te ndryshme gjate gjithe kesaj kohe.

Gjithcka eshte me e perballueshme kur sheh fuqine dhe vullnetin e njerezve per te te perkrahur ne ate cka ne si Shqiptare besojme.

Posaqerisht i falenderoj te gjithe ata qe edhe kur ishin temepraturat shume te ulta u solidarizuan me Ramushin e poashtu i falenderoj ata qe perseri sot i treguan botes dhe Serbise qe ne jemi fuqi, jemi shqiptare dhe kemi rol.

Ne duhet te protestojme cdo dite per padrejtesite qe po na behen dhe per t’i jetesuar te drejtat tona si shqiptare te bazuara ne vullnetin dhe te drejten per te qene qytetare te barabarte te Evropes!!! Ne kemi potencial ne jemi shqiptare autokton ne tokat tona dhe kjo na jep te drejten te besojme ne te ardhmen Evropiane!!!

Faleminderit Shqiptareve qe sot treguan mbeshtetjen e pakusht karshi Ramushit, padrejtesive qe po i behen atij dhe nepermjet Ramushit edhe padrejtesive qe po i behen Kosoves!!!! Faleminderit

04/24/2017 20:00

Smaka: Nuk ka asnjë bazë juridike që Haradinaj të ekstradohet në Serbi