Lajme

Anija shqiptare shpëton 52 emigrantë në detin Egje (Video)

09/10/2017 09:37
nga:M H

Anija shqiptare ‘Oriku’, që ndodhet me mision në detin Egje, ka përfunduar me sukses një tjetër operacion duke shpëtuar nga mbytja 52 emigrantë.

Rreth orës 21:45 anija ‘Oriku’ ka zbuluar një gomone me 52 emigrantë sirianë, afganë irakianë dhe palestinez.

Të gjithë personat fatmirësisht u imbarkuan në anijen ‘Frontex’.

Prej vitit të kaluar Forcat e Armatosura i janë bashkuar misionit të Frontex për emigrantët, duke patrulluar në ujërat e detit Egje.

09/21/2017 14:29

U munguan disa centë për të paguar taksinë, dy vajzat mbetën të habitura me reagimin e vozitësit (Video)