Cult

Angelina Jolie vazhdon punën humanitare

03/17/2017 19:58
nga:A.H

Përderisa përpjekjet humanitare të Angelina Jolie vazhdojnë, ajo u takua me Kryepeshkopin e Canterbury, Justin Welby.

Kryepeshkopi vlerësoi lartë takimin me të dërguarën speciale të UNHCR-së, Jolie si dhe tha që kishin diskutuar për krizën e refugjatëve, Sudanin Jugor dhe parandalimin e dhunës seksuale gjatë konfliktit.

Megjithatë ky takim nuk shkoi pa u komentuar edhe për diçka tjetër.

Pas postimit të fotografive të Jolie dhe Welby, shumë persona komentuan që Angelina nuk kishte veshur fare të brendshme.