Lajme

Angela Merkel: Stabiliteti i Ballkanit Perёndimor ёshtё stabilitet edhe pёr ne

07/13/2017 09:04
nga:Gazeta Blic

Njё zonё e pёrbashkёt ekonomike, plane konkrete investimesh dhe rojekte infrastrukture. BE-ja investon shumё para pёr tё mbёshtetur zhvillimin ekonomik tё Ballkanit Perёndimor dhe pёr ta afruar atё me veten. Me kёtё synohet nё radhё tё parё tё zgjidhen konfliktet dhe tё frenohet emigracioni i dhjetra mijёra tё rinjve dhe forcave tё kualifikuara tё punёs.

Nё takimin e nivelit tё lartё tё Ballkanit Perёndimor nё Triest u nёnshkrua marrёveshja e transportit: vendet nё rajon, me pёrjashtim tё Bosnje-Hercegovinёs, me kёtё marrёveshje janё tё lidhur me legjislacionin e BE-sё pёr transportin. Kjo do tё ketё impulse ekstreme ekonomike pёr rajonin, u shpreh komisari i BE-sё pёr zgjerimin, Johannes Hahn, nё intervistё pёr DW. U vendosёn njё sёrё projektesh nё fushёn e transportit dhe tё energjetikёs. Me kёtё synohet që tё vendosen bazat pёr krijimin e njё zone rajonale ekonomike. Madje flitet pёr tё njё ashtuquajturin “Plan Marshall”.

Ne duam ta pёrshpejtojmё tregtinё ndёrrajonale, qё nё fakt ёshtё e paralizuar. Ne mendojmё, qё nё vitet e ardhёshme nё rajon mund tё krijhen deri ne 80.000 vende pune”, u shpreh Johannes Hahn. Deri nё vitin 2020 BE-ja do tё shpenzojё njё miliardё Euro “pёr tё arritur diҁka nё rajon”.

I rёndёsishёm nё kёtё kontekst ёshtё stabiliteti ekonomik. Por rajoni gjendet nёn hijen e njё sёrё konfliktesh bilaterale, qё e pengojnё atё nё rrugёn drejt BE-sё. Kёtё e ka tё qartё edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. “Stabiliteti nё kёtё rajon ёshtё stabilitet politik edhe pёr ne”, theksoi ajo. Merkel shtoi, se ёshtё detyra jonё e pёrbashkёt, qё tё kujdesemi, qё kёto shtete tё kenё zhvillim tё mirё, qё hap pas hapi ato tё mund tё lёvizin nё drejtim tё BE-sё.

Sidoqotё askush nuk flet mё pёr perspektivat e anëtarёsimit. Ndonёse zyrtarisht askush nё Bruksel nuk e ka deklaruar tё mbyllur pёrfundimisht perspektivёn e antarёsimit, ndёrkohё ёshtё e qartё, qё nuk do tё ketё anёtarё tё rinj brenda njё afati tё parashikueshёm kohor. Brukseli ka tani tё tjera preokupime. Unioni ekonomik, sikurse mendojnё nё rajon, ёshtё ngushёllimi, ose si tё thuash dhoma e pritjes pёr pranimin nё klub. “Ne po negociojmё konkretisht me Serbinё dhe Malin e Zi, ndёrsa me tё tjerёt jemi ende larg” vё nё dukje komisari i Zgjerimit, Hahn.

Tregtia sjell kthesёn, bashkёpunimi ekonomik krijon besim tё ri, thekson Michael Roth, ministёr shteti pranё Ministrisё sё Jashtme gjermane: “Kjo ёshtё e nevojshme nё rajon, nuk duhet qё vendet tё ndodhen nё armiqёsi mes tyre.”

Zhvillimi ekonomik do tё jetё i mundur, vetёm nёse avancohet nё fushёm e shtetit ligjor. Sepse askush nuk do tё investojё nё rajon, nёse nuk mund tё bazohesh tek njё sistem funksionues drejtёsie. “Ne kemi mungesё tё demokracisё funksionuese dhe tё shtetit ligjor nё rajon. Procesi i Berlinit nuk mund ta zgjidhё kёtё. Kjo mund tё zgjidhet vetёm nё kuadёr tё integrimit nё BE”, mendon eksperti i Ballkanit, Florian Bieber, nga Universiteti i Gracit nё Austri.

Gjermania mё 2014 ndёrmori nismёn e procesit tё Berlinit pёr Ballkanin Perёndimor. Me kёtё synohet bashkёpunimi ekonomik mes Serbisё, Bosnje-Hercegovinёs, Kosovёs, Shqipёrisё, Maqedonisё, Malit tё Zi si dhe vendeve anёtare tё BE-sё, Sllovenisё dhe Kroacisё. Pёrmes bashkёpunimit duhet tё krijohen bazat pёr antarёsimin nё BE. Nё agjendёn e konferencёs sё radhёs nё Trieste bёnin pjesё edhe bashkёpunimi i rinisё, pёrmirёsimi i krijimit tё rrjeteve tё komunikimit, shoqёria civile dhe lufta kundёr korrupsionit.

10/20/2017 09:06

Merkel çon sinjal pozitiv tek Theresa May në bisedimet me Brexit-in