Lajme

Anëtari i VV-së e quan Bajram Gecajn, zëvendësministër të Vuçiqit!

03/20/2017 23:56
nga:Gazeta Blic

Ka vazhduar debati shumë i ashpër ndërmjet anëtarit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi dhe zëvendësministrit Bajram Gecaj.

Rrustemi në një shënim në Facebook, Gecajn e ka quajtur zëvendësministër të Vuçiqit, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i p[lotë:

Në lajmet e KTV-së, Bajram Gecaj deklaroi se zyra ndërlidhëse e Serbisë nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të votuar serbët. Kësisoj, shumë për t’i thënë konsull i Serbisë, edhe më shumë zëvendësministër i Daçiqit.

E saktë do të ishte një i ngarkuar me punë për të mundësuar votimin e serbëve në Kosovë, i cili ka ndarë detyrat me shefin e tij të vërtetë Vuçiqin, ku ky i fundit merret me fushatën e tij presidenciale, ndërsa Gecaj angazhohet për t’ia mbledhur votat në Kosovë. Prandaj, e vetmia gjë që mund të tregojë është se si po i shkojnë zgjedhjet!

P.S. E megjithatë, shefi i tij, Vuçiqi pret prej tij më tepër kreativitet se kaq!