Lajme

Anëtarët e Komisioneve, joprofesional (VIDEO)

10/05/2017 20:40
nga:M H

Edhe pse me vonesë partitë politike tashmë kanë dorëzuar emrat e anëtarëve që do të jenë pjesë e Komisioneve Parlamentare.

E disa nga emrat e tyre po shihen si joprofesional nga Arton Demhasaj, i Organizatës Cohu.

Ai u shpreh për Tribuna Channel se një pjesë e anëtarëve janë caktuar nga partitë politike, vetëm pse kanë reputacion në partitë e tyre, e jo në bazë të profesionalizmit për të udhëhequr me Komisionet Parlamentare.

Por ndryshe nga ai po mendon Artan Murati, i cili tha se pret efikasitet më të madh nga Komisionet e kësaj legjislature.

Komisionet e legjislaturës së kaluar ishin kritikuar vazhdimisht nga shoqëria civile për shkak të mosefikasitetit dhe papërgjegjësisë që kishin treguar në punën brenda atyre komisioneve.

Madje, legjislatura e pestë e Kuvendit ishte përshkruar edhe me mungesa dhe bojkote të mëdha në punën e pothuajse të gjitha komisioneve.

10/16/2017 20:29

Rrobat e viktimave të luftës në Kosovë ruhen në kushte më të mira