Geek

Android O po vjen në Google I/O me një qendër të re njoftimesh

03/20/2017 08:42
nga:Gazeta Blic

Kur kanë ngelur vetëm dy muaj nga konferenca e zhvilluesve Google I/O, spekulimet e para për Android 8.0 kanë filluar. 9To5Google ishte i pari që raportoi.

Çdo version android sjell ndryshime në njoftimet, dhe ndërsa Nougat solli grupimin e replikimin e shpejtë të tyre, Android O do të vijojë përmirësimin e tyre. Sipas 9to5Google Android O sjell sinkronizimin e njoftimeve në disa pajisje.

Sajti gjithashtu thotë se Google do të shtojë simbole mbi ikonat e aplikacioneve për njoftimet aktive.

03/26/2017 19:39

Google do të ju përgjoj në çdo hap që bëni. Por, pa panikë, ja si të ndalni këtë

Një tjetër risi do të jetë puna me dy aplikacione njëherazi në ekran, një veçori e ofruar nga Apple në tabletët iOS 9.

Sa i përket përmirësimeve, Android O pritet të sjellë një shirit të dedikuar për Asistentin Virtual, ikonat live, përmirësime në MedaRecorder API dhe ulja e konsumit të energjisë për aplikacionet në sfond.

Prezantimi i Android do të bëhet në konferencën Google I/O e cila hap siparin më 17 Maj.