Lajme

Ambasadori kanadez falendërim në shqip ndaj MZHE për mbështetjen e investimeve kanadeze në Kosovë

03/20/2017 22:41
nga:M H

Ambasadori Kanadez për Kroaci dhe Kosovë, Dan Maksymiuk përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter e ka postuar një cicërimë në gjuhën shqipe, përmes së cilës e ka falenderuar Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë një biznesi kanadez për disa probleme fiskale që ata i kanë pasur në tregun tonë.
“Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e fuqishme për investitorët kanadezë të Kosovës dhe angazhimin për prosperitetin e Kosovës” ka thënë ambasadori në cicërimën e tij duke e falenderuar publikisht ministrin Stavileci.
Ndërsa ministri kosovar Stavileci që e drejton sektorin e zhvillin ekonomik, është përgjigjur duke thënë se “është detyrim dhe kënaqësi t’i kemi investimet kanadeze në Kosovë.
Mirëpo fakt interesant në këtë diskutim në rrjetin social mes tyre ka qenë falenderimi që ambasadori kanadez e ka bërë në gjuhën shqipe, në vend të gjuhës së tij amtare.
Ministri Stavileci njihet si mbështetës i madh i inovacionit dhe investimeve të huaja.

04/24/2017 22:00

Krasniqi thotë se ndoshta zgjedhjet janë zgjidhja