Cult

Ambasadori Delawie përkrah MKRS-në në promovim të diversitetit

10/03/2017 09:39
nga:Gazeta Blic

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti të hënën ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë dhe Ambasadës së SHBA-së në vend.

Ministri Gashi dhe ambasadori Delawie vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë të dy shteteve, e në veçanti të MKRS-së me Ambasadën Amerikane në dikasteret që ka në përgjegjësi ministria, thuhet në komunikatën e MKRS.

Ministri e falënderoi ambasadorin amerikan për ndihmën e vazhdueshme dhe të pakursyer që Qeveria amerikane ka dhënë në shtetndërtimin e Kosovës dhe po jep për forcimin e shtetësisë së Kosovës.

Po kështu, ministri Kujtim Gashi e njoftoi ambasadorin Delawie për politikat dhe planet që po i ndjek MKRS-ja për zhvillimin e kulturës në vend dhe promovimin e diversitetit kulturor.

Ambasadori Delawie premtoi vazhdimin e bashkëpunimit në fushat që janë me interes të MKRS-së.

Ambasadori Delawie theksoi se qeveria e vendit të tij, përmes Ambasadës në Prishtinë, do të jetë përkrah ministrisë duke mbështetur aktivitete të ndryshme rinore e kulturore, të cilat e promovojnë diversitetin dhe respektin e ndërsjellë në Kosovë, si dhe aktivitetet e dizajnuara që të kundërshtojnë ekstremizmin e dhunshëm.

Ministri e ambasadori u pajtuan për thellim të bashkëpunimit dhe angazhimit në realizimin e projekteve konkrete në kulturë, trashëgimi, e me theks të veçantë në avancimin dhe integrimin e rinisë në jetën institucionale e shtetërore të Kosovës, thuhet në komunikatë.

10/13/2017 18:34

Pas sulmit ndaj Kajtazit, reagon edhe Delawie