Lajme

Alternativa e entuziazmuar për koalicionin me LDK’në

05/16/2017 21:15
nga:M H

Subjekti më i ri politik Alternativa, e themeluar nga Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda, në zgjedhjet e 11 qershorit nuk do të hyjnë në garë vetëm.
Alternativa sot ka nënshkruar koalicionin parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku së bashku synojnë fitoren dhe t’i japin fund PDK-së si partia e parë.

E një entuziazëm i tillë për fitore nuk është parë vetëm tek themeluesit e Alternativës por edhe tek anëtarët e tjerë të këtij subjekti, transmeton Telegrafi.

“Foto nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm. Plot entuziazëm drejt fitores!”, ka qenë mbishkrimi i një fotografie të publikuar në faqen zyrtare të Alternativës.

Pas Alternatives, LDK zyrarizoi koalicionin parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re. Ky koalicion bën bashkë përsëri Behgjet Pacollin e Mimoza Kusarin, të cilët ndan rrugët me hatërmbetje, kur kjo e fundit la AKR’në/Telegrafi/

 

11/21/2017 00:23

Azem Vllasi: Këto dy parti janë fituese, ja pse dështoi PDK!