Sporti

Allegri tregon a do të transferojë Juventusi lojtarë të rinj në merkaton e janarit

01/10/2017 17:41
nga:L H

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri i ka hedhur poshtë të gjitha zërat e afatit kalimtar pasi së fundmi ka thënë se gjatë merkatos së dimrit nuk pret asnjë përforcim të ri.

Në një intervistë për mediat italiane, Allegri shpjegoi se situata me Evranë nuk ka ndryshuar, pasi lojtari ka marrë kohën e nevojshme për të vendosur se çfarë do të bëjë, të qëndrojë apo të largohet.

“Nuk pres asgjë nga merkato dhe nuk kam kërkuar gjë. Juventusi duhet të marrë lojtarë që mund të na përmirësojnë teknikisht. Kur ka qenë mundësia, shoqëria gjithmonë ka ndërhyrë në merkato. Preferoj të marr në skuadrën e parë dy lojtarë të rinj”, ka thënë Allegri.

“Nuk do të ketë rotacion, përvec ndonjë rasti, sepse në mbrojtje nuk kemi shumë alternativa. Chiellini është i skualifikuar, ndërsa për Bonuccin të shohim nëse do të bëhet gati të paktën për ta nisur nga stoli. Në mesfushë dikush mund të pushojë, ndërsa Dybala ka nevojë të luajë në vazhdimësi. Pjaca mund të luajë një pjesë lojë. Nuk duhet ta shohim takimin me Atalantën si një finale, por nëse nuk futemi në fushë me mentalitetin e duhur, mund të eliminohemi”, u shpreh ai.

06/27/2017 23:43

Dani Alves i jep lamtumirën emocionuese tifozëve të Juventusit (FOTO)