Lajme

Albulena Haxhiu reagon për takimin Thaçi-Haradinaj

07/13/2017 17:18
nga:M H

Deputetja e zgjedhur e VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar për takimin e presidentit Thaçi dhe kandidatit për kryeministër të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj.

Sipas Haxhiut, presidenti Thaçi me veprime të tilla nuk po e ushtron mandatin e tij në përputhje me Kushtetutën dhe përgjegjësit që ai i ka.

Këto komente Haxhiu i bëri në Facebook, transmeton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Presidenti Thaçi paska zhvilluar takim me deputetin Haradinaj. Si duket është i vendosur për aktivitete përçarëse. Zaten ai s’di të bëjë tjetër.
Me veprime të tilla, i njëjti nuk po e ushtron mandatin e tij në përputhje me Kushtetuten dhe pergjegjësitë që ka.
Edhe një herë, nuk është në mandatin e tij t’i shërbejë edhe më tutje koalicionit të Prontos por t’ia kalojë mandatin partisë fituese që mund t’i bëjë numrat.

07/20/2017 22:01

Reagon edhe Agim Veliu ndaj deklaratave të Halil Matoshit!