Fit&Sexy

Alarmi, po afron gripi më i frikshëm në 50 vitet e fundit

10/09/2017 19:15
nga:F.B

Ekspertët japin alarmin për afrimin e një gripi të frikshëm australian, që do të jetë më i tmerrshmi që kemi hasur në këto 50 vite dhe për të cilën spitalet kanë filluar që tani përgatitjen.

Profesori Robert Dingwall, ekspert i shëndetit publik tek Universiteti Nottingham Trent, tregon për Daily Express, se kjo është epidemia më e rëndë e gripit që nga viti epidemia e vitit 1968, që nisi në Hong Kong dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 1 milion njerëzve në të gjithë botën.

Ai paralajmëron për një grip “të pashmangshëm” që do të përhapet nëpër botë. “Bazuar në eksperiencën time në shëndetin publik,mendoj se zyrtarët australianë duhet të marrin masa të menjëhershme”, thotë ai, shkruan “shëndeti”.

“Britania gjithashtu duhet të bashkëpunojë me autoritetet lokale dhe shërbimet e shëndetit lokal për t’u siguruar që ka vende në spital. Duhet të jemi të përgatitur, vigjilent dhe fleksibël”.