Lajme

Alarmi: Al Kaeda nuk ka vdekur por synon të godasë SHBA-në dhe Izraelin për t’u hakmarrë

01/10/2017 13:56
nga:R A

Duke u marrë kaq shumë me ISIS-in dhe fuqisë terroriste e Kalifatit, kemi harruar Al Kaedën. Pavarësisht nga  fuqizimi i Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, me një seri sulmesh të bujshme në kryeqytetet evropiane dhe një rrjet propagande të ashpër, “Long War Journal” shpjegon në një analizë të gjatë se organizata e Osama Bin Laden është ende shumë aktive.

Organizata terroriste është jashtëzakonisht aktive dhe ka tani ka krijuar pikat e saj te fuqishme,  sidomos në Afrikë, pozicione këto shumë të rrezikshme për Italinë

Ajo kërkon të ringjallë modelin e saj, e cila nuk kërkon kontrollin e territorit, por krijimin e një lloj pararojë ku të gjithë të armatosen me armë për të zbatuar mesazhin fundamentalist të Kuranit, shpjegon analiza.

02/08/2017 18:36

Lideri i Al Kaidës e quan Trumpin budalla

Dhe tani kjo lëvizje e frikshme terroriste mund të mbështet tek i biri i themeluesit: Hamza Bin Laden, i cili nga mesi i 2015 filloi të popullarizohet ndjeshëm përmes kërkesave radiofonike për të mbledhur mbështetës të rinj.

Sipas analizës organizata ka nisur 257 sulme në Afrikën Perëndimore, një rritje prej 150 për qind në krahasim me vitin 2015. Epiqendra e këtyre veprimeve është Mali.

Dhe në tre vitet e fundit ata kanë vrarë 80 ushtarë të OKB-së, duke e bërë misionin në Mali angazhimin më të përgjakshëm të Kombeve të Bashkuara.