Cult

Aktori i famshëm i “Home Alone” gjendet i vdekur

07/22/2017 16:46
nga:R A

Aktori shumë i njohur për rolet e tij në filmat “Home Alone” si protagonist në rolin e babait të Kevin dhe në filmin “Gladiator“, John Heard ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 72-vjeçare.

Ai është gjetur i pajetë në një hotel në Palo Alto, Kaliforni, ndërkohë që shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë ende i ditur.

Raportohet se Heard ka qenë duke qëndruar në hotel pas “një operacioni të vogël në shpinë” këtë javë.