Cult

Aktivitete të ndryshme për Javën e Frankofonisë!

03/17/2017 19:30
nga:R A

Në kuadër të javës se Frankofonisë sot në Galerinë Kombëtare u bë prezantimi rreth artit dhe inovacionit në art.
Në këtë prezantim ishin të pranishmë dy kuratorët franceze, Odele Burluraux dhe Jessixa Castex.

Këto dy kuratore folën rreth artit dhe virtualitetit dhe një koleksionim rreth virtualitetit

Kuratorja Odele Burluraux tregoi rreth Muzeut të Parisit kur është themeluar dhe çfarë përmban ai muze.

“Muzeu është themeluar në vitin 1936, është një nga muzet e Parisit, dhe Parisi i ka gjithsej 14 muze. Muzeu që prezantojmë ne ka tre kate kati i parë është për koleksione , kati i dytë është për ekspozita historike dhe kati i tretë është për ekspozita bashkëkohore. Ky muze ka ekspozita shumë hershme në vite, aty ka artist dhe koleksione të ndrsynë të Pikasos”.

Ndërsa Jessixa Castëx tregojë se ky koleksionim ësht afër virtualitetit dhe të gjithë ata që e duan artin dhe inovacionin në art mund ta shikojnë në 10 ditët në vazhdim në Galerinë kombëtare.

 

Gazeta Blic ka qenë në prezantimin e këtij koleksionimi dhe ka siguruar disa pjese të filmave të animuar që i ofrohen shumë realitetit virtual.