Lajme

Aktakuzë ndaj 46 personave për krim të organizuar

10/12/2017 15:48
nga:Gazeta Blic

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër dyzetegjashtë (46) të pandehurve, për vepra penale: kundër ekonomisë dhe detyrës zyrtare që ndërlidhen me krim te organizuar si dhe për njërin nga te pandehurit vetëm ne drejtim te veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të akuzuarit janë: A.I. A.S. A.I. SH.I. L.B. A.R. R.S. G.T. Z.S. SH.S. B.R. I.B. B. B. M.Q. N.Z. N.Z. S.S. N.B. B. A. K.A. I.Z. A.I. D.K. A.H. A.RR. R.K. A.S. H.J. R.M. M.I. M.S. R.RR. L.K. A.RR. A.XH. A.K. F.K. V.T. M.B. R.B. R.K. E.K. R.M. H.R. Z.I. dhe XH.I.

“Për të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod, se gjatë periudhës kohore nga muaji Janar 2015 deri me 22 Mars 2016 me dashje dhe me dijeni, e me qëllim që ky grup të kryejë vepra penale që janë të dënueshme me burgim, së paku katër (4) vite, aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit, duke vepruar me dashje direkte, si pjesë e grupit të organizuar dhe si bashkim i strukturuar, për të përfituar drejtpërsëdrejti apo tërthorazi çfarëdo dobie pasurore apo financiare, për veten apo tjetrin, në atë mënyrë që të njëjtit kanë arritur që në mënyrë shumë të sofistikuar të organizojnë tri skema të punës, apo më saktë: import të kundërligjshëm përmes mosdeklarimit apo deklarimit të pasaktë të mallrave të llojit cigare dhe kontrabandimit të tyre, kontrabandim të produkteve farmaceutike dhe stimulansave seksual”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, përmes shmangieve nga tatimet e brendshme, në bazë të së cilave kanë realizuar të ardhura të konsiderueshme, në mënyrë të kundërligjshme dhe atë gjatë periudhës kohore të përshkruar si më lartë, që rezultojnë me shmangie të përgjithshme doganore gjithsej në shumën prej 1,666,842.07 € dhe njëkohësisht duke iu shmangur obligimeve tatimore gjithsej në shumë prej 763,778.09 €, që rezultojnë me shmangie të përgjithshme doganore dhe tatimore gjithsej në shumën prej 2,430,620.16 e që njëkosishtë është përfitim i kundërligjshëm gjatë periudhës së aktivitetit kriminal të këtyre të pandehurve, të realizuar përmes zbatimit të tri (3) skemave të këtij grupi kriminal:

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.