Lajme

Gazetarët të shqetësuar me mbylljen e rastit “Mekaj”

01/30/2017 13:44
nga:A.H

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim vazhdimin e seancës së mbyllur në rastin “Mekaj”. AGK thotë se kanë pritur se ky vendim do të ndryshohej dhe se gjykata do të krijonte transparencë. Megjithatë, me mos ndryshimin e vendimit për rihapje të seancës, sistemi i drejtësisë ka injoruar kërkesat e publikut dhe komunitetit të gazetarëve.

AGK thotë se arsyetimi i gjyqëtarit të rastit se seancat janë mbyllur krejtësisht për shkak të mbrojtjes së jetës personale të të akuzuarve, dëmtuarve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë nuk është i qëndrueshëm.

“Ne kërkojmë që ky rast të rihapet për opinion. Mund të jetë i pranueshëm vendimi për mbylljen e disa seancave porse jo i gjithë procesi gjyqësor. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka shkruar kohë me parë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Megjithatë edhe ky institucion nuk ka dhënë ndonjë mendim sa i përket mbylljes së proceseve gjyqësore. Duke u thirrur në mandatin që ka Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thënë se mbetet krejtësisht përgjegjësi e gjykatëseve se si të veprojnë në këto raste. Përkundër kësaj, ne konsiderojmë se KGJK-ja duhet të ketë një rol më aktiv pasi edhe ky institucion bart një pjesë të përgjegjësisë për dështimet apo suksesin e sistemit të drejtësisë. Kërkojmë edhe publikisht që KGJK-ja të deklarohet në lidhje me këtë rast.Shqetësimin e AGK-së për mbylljen e seancave gjyqësore, sidomos rastit “Mekaj” e ka përkrahur edhe European Federation of Journalists. EFJ kohë më pa rë ka reaguar publikisht duke mbështetur kërkesën e gazetarëve që proceset gjyqësore të jenë të hapura për publik si dhe për gazetarët duke ia rikujtuar sistemit të drejtësisë se parimi bazë për punën e gjykatave është transparenca”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Përveç kërkesës për KGJK-në, AGK kërkon edhe nga të gjitha organizatat vendore e ndërkombëtare që të kërkojnë rritjen e transparencës