Lajme

AGK: Kryeministër, bëhu bashkëpunues, jo ofendues

09/13/2017 14:31
nga:M H

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se është i dëshpëruar me deklaratat e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, i cili ironizoi me përgatitjen profesionale të gazetarëve.

AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeministrit ndërkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend.

“Duke përcjellë me shqetësim këtë deklarim të kryeministrit të ri, ne rikujtojmë se misioni i gazetarëve është që të bëjnë pyetje sa herë që ata kanë nevojë për përgjigje ndërkohë që përmbajtjen e pyetje nuk do të mund ta kontrollojë askush”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Me këtë rast, AGK kërkon nga kryeministri Ramush Haradinaj që të jetë bashkëpunues me gazetarë si dhe të punojë intensivisht në rritjen e bashkëpunimit me media si dhe transparencës së qeverisë.

09/09/2017 22:21

Ramushit i humb fjalimi (VIDEO)