Lajme

Agim Veliu: LDK nuk ka marrë ende asnjë vendim për koalicionet!

06/15/2017 12:46
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu në një prononcim për GazetaBlic ka bërë të ditur se partia e tij ende nuk ka marrë vendim nëse do të lidhë koalicion me VV-në.

“Mos bëni  shaka, ende  nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare, lëreni këtë punë. Ende nuk ka as një vendim”, tha Veliu, raporton GazetaBlic.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, dje i ka bërë thirrje koalicionit LDK-AKR-Alternativa që të bashkohen për ta formuar qeverinë. Pozitive ka qenë përgjigja e Alternativës së Mimoza Kusari Lilës, por një të tillë nuk e ka dhënë ende LDK-ja e Isa Mustafës.

Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ende nuk i ka numëruar votat me kusht dhe ato me postë, por deri më tani rezultati qëndron si në vijim:

Koalicioni PDK-AAK-NISMA – 33.92 %

Lëvizja Vetëvendosje – 27.16 %

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa – 25.79 %

09/24/2017 11:28

Abrashi: Sporti në komunën e Prishtinës ka degraduar