Lajme

Agim Bahtiri: Nëse AKR shkon me PDK-në, unë largohem nga partia

06/16/2017 18:55
nga:M H

Agim Bahtiri, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, ka thënë se nëse partia e tij bën koalicion me PDK-në, ai do të largohet nga AKR-ja.

“Unë do ta mbrojë mendimin tim deri në fund, unë jam për ta luftuar të keqen”.

“Ne do të marrim vendim të përbashkët, por në nëse AKR-ja shkon me PDK-në, Pacolli, Agim Bahtirin nuk do ta ketë më”.

Kështu ka thënë Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës.

Tutje Bahtiri, ka thënë se “Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet”.

“Unë i përkrahi të rinjtë, ata i kanë 70% të rinj – ata e kanë një frymë për ta mundur të keqen”.

“Po mendoj se AKR duhet ta ketë këtë qëndrim, që të shkoj në këtë drejtim”.

07/25/2017 22:45

PDK i përgjigjet Mustafës: Mos u bëjë presion deputetëve