Lajme

Agim Bahtir: Jam kandidati më i fuqishëm i gjitha kohërave!

08/25/2017 18:34
nga:M H

Aleanca Kosova e Re i ka besuar Agim Bahtirit që të rikandidojë edhe për një mandat në Mitrovicë, ndonëse ky i fundit nuk e pranoj me shumë qejf, por sidoqoftë në fund doli me një “PO”.

Është 100 për qind i sigurt se do të qeverisë në Mitrovicë edhe për katër vite të ardhshme dhe beson se është kandidati më i fuqishëm i të gjitha kohërave në Mitrovicë. Kështu të paktën tha për lajmi.net Bahtiri.

“Jam kandidati më i fuqishëm i gjitha kohërave në Mitrovicë”, i pyetur se mendon se do arrij fitore, ai tha, “jam 100 për qind i bindur”.

“Gjithë kandidatë janë të barabartë dhe të shohim kush do të del fitues. I respektoj të gjithë kandidatët për arsye se i respektojë partitë për të cilat kanë vendosë që ata të kandidojnë për partitë e tyre”, ka thënë Bahtiri.

Megjithëse, tha se do fitoj, është i gatshëm të ballafaqohet me secilin kandidatë, bile kur iu përmend Valdete Idrizi si rivalja e tij, që mund ta rrëzojë nga ftonti qeshi e tha se i respekton të gjithë kandidatët.

“Jemi të barabartë do të ballafaqohemi edhe në debate, do të ballafaqohemi edhe me qytetarët edhe të shohim se kush do të jetë fitues dhe unë do të ja shtri dorën, se kam asnjë problem”, u shpreh ai

Tutje, kandidati i AKR-së për Mitrovicë tha se janë duke e përpiluar programin dhe atë shumë shpejt do ta prezantojë para qytetarëve.

11/20/2017 21:23

Ky është epilogu i bastit të Fidan Jupollit me Agim Bahtirin