Cult

AFP: Kadare mund të marrë Nobelin në letërsi sivjet

09/29/2017 08:50
nga:M H

Rrethet letrare të Stokholmit pajtohen në një gjë, shkruan Agjencia France-Presse (AFP): Akademia pas të gjitha gjasave do të bëjë sivjet një zgjedhje konsensuale, konservatore, pas përzgjedhjes së vitit të shkuar, aq të diskutuar, që shkoi për legjendën e muzikës, kantautorin Bob Dylan.

“Ajo që ndodhi vitin e shkuar ishte krejt e pazakontë. Këtë vit mendoj se do të jetë një romanicer mashkull ose eseist me rrënjë në Evropë. Mendoj se do të jetë e kundërta e Bob Dylanit”, parashikon Bjorn Wiman, redaktori I Kulturës së gazetës kryesore suedeze, ‘Dagens Nyheter’, duke mos përjashtuar mundësinë që Nobeli për letërsi të shkojë si vjet te Ismail Kadare.