Cool

Aeroplanët pa pilotë nisin testimin vitin që vjen, sa janë të sigurtë?

10/13/2017 09:16
nga:M H

Kompani të ndryshme, përfshirë edhe Boeing, janë duke krijuar aeroplanë pa pilot dhe është vetëm çështje kohe, kur do të fillojnë fluturimet.

 

Deri më tani, e tëra që dihet është gjatë vitit 2018 do të fillojnë testimet zyrtare, të fluturakeve për udhëtarë që nisen, fluturojnë dhe aterrojnë pa pilot, transmeton Telegrafi.

Këta aeroplan kanë të integruar një algoritëm, që mund të kryejë të gjitha veprimet e parapara për pilotin dhe ndihmësin e tij.

Mirëpo, megjithëse konsiderohet shumë të sigurt dhe të sofistikuar, një anketë ka gjetur se vetëm një në gjashtë udhëtarë, do të ndjehej komod të fluturonte në këtë formë.

“Para shumë kohe, aeroplani fluturonte me tre pilotë, tani vetëm dy. Pse të mos fluturojë nën drejtimin e një kompjuteri, që është shumë i zgjuar”, është thënë në raport.

Shqetësim tjetër janë 1.5 milionë pilotë, që do të mbesin pa punë, në momentin që fillojnë punën fluturaket autonome. /Telegrafi/

07/12/2017 18:54

A e keni ditur pse aeroplanët kanë ngjyrë të bardhë