Lajme

Adriatik Kelmendi: Ramush Haradinaj mund t’i marrë votat për kryeministër nga LDK dhe VV!

06/19/2017 14:55
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Adriatik Kelmendi ka thënë se Ramush Haradinaj mund t’i marrë votat për kryeministër nga deputetë të LDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Ai në një shënim në Facebook tha se të dy partitë në fjalë, LDK e VV e kishin nominuar Ramush Haradinajn, për kryeministër.

Shënimi i plotë:

Ramush Haradinaj më tha në Rubikon se i ka votat e deputetëve mjaftueshëm sa për t’u bërë kryeministër.

Kjo i bie se mund t’i ketë votat edhe të ndonjë deputeti nga koalicioni i LDK-së dhe nga LVV-ja.

Nëse kjo ndodhë, arsyetimi i këtyre deputetëve para shefave të tyre do të jetë:

“Të gjithë në LVV, në LDK dhe NISMA e kanë pasur për 6 muaj Haradinajn të nominuar si kandidatin më të mirë për kryeministër. Ne vetëm po jemi parimorë e konsistentë në veprime, kurse ju i keni ndërruar fjalët”.

(Shënojeni dikund këtë që shkrova!)

09/20/2017 11:55

​ Haradinaj merr urime nga homologu slloven