Sporti

Adriano dhe Toquel kapin vendet e para në “Top Awards”

10/12/2017 18:44
nga:Y.K

Artisti me i ri i “Mojo productions”, Adriano se fundmi ka realizuar këngën e tij të re “Poppa Bottle” këngë kjo e cila ka ardhur në bashkëpunim me reperin e njohur Toquel, shkruan Gazeta Blic

Adriano i cili me parë ka qenë i përfshirë edhe tek kënga e “Dehun” të cilën e interpreton Era Istrefi ka bërë bujë në top listat shqiptare me “Poppa Bottle”

Kjo këngë e cila është realizuar rreth një muaj më parë këto ditë është radhitur në vendin e dytë në Top Awards, shkruan Gazeta Blic

“Poppa Bottle” po ashtu edhe në kanalin e YouTubes është pritur mjaftë mirë ku për pak javë ka kapur mijëra klikime.

Ky është një indikacion i fortë që anëtaret e “Mojo Productions” janë në rrugën e duhur dhe tani po shihet që puna e tyre vetëm sa ka dalur në pah./Gazetablic.com

09/23/2017 12:10

Adriano fotografohet me bosin e drogës, ky është mesazhi i “Perandorit”