Lajme

Adem Salihaj fton Kuvendin e LDK-së për ta përjashtuar Isa Mustafën!

06/13/2017 22:30
nga:M H

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj ka shënuar në Facebook rreth rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Salihaj ky rezultatet i ulët i LDK-së, lidhet drejtpërdrejtë me Isa Mustafën dhe koalicionin që ai bëri vite më parë me PDK-në.

Salihaj ka thënë që  nëse Isa Mustafa nuk ofron dorëheqje menjëherë, do e  ftoj elektoratin e LDK-së që bashkërisht ta thërrasin Kuvendin e LDK-së dhe të i shkarkojnë të gjithë ata qe e sollën LDK-në në këtë situatë kaq të keqe, transmeton GazetaBlic.

Shënimi i plotë:

 

Të nderuar anëtarë të LDK-së
Epilogu i këtyre zgjedhjeve tregoi atë që kam thënë unë dhe disa kolegë qe tri vite me radhë. Koalicioni që bëri Isa Mustafa me PDK-në,në kundërshtim të plotë me vendimet e partisë dhe me vullnetin e elektoratit të LDK- së, përqafimi i tij me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin ,me urdhëndhënësit e vrasjes së veprimtarëve të devotshëm të LDK-së, eleminimi i figurave te rëndësishme rugoviste nga organet e LDK-së dhe nga lista për deputetë,të gjitha këto lënduan pa masë dhe nxitën mllefin e anëtarësisë së LDK-së,e cila asnjëherë nuk i fali këto tradhëti dhe gabime të tij. Elektorati i LDK-së,duke mos gjetur mënyrë tjeter, e ndëshkoi vetë LDK-në ,Isa Mustafën dhe të gjithe ata rreth tij,të cilët e shtynë drejt humnerës partinë e vlerave të mëdha të Presidentit Rugova.Deshtimi i LDK-së në këto zgjedhje është pasojë e drejtpërdrejt e gabimeve të vazhdueshme të Isa Mustafes dhe grupit rreth tij.Situata e krijuar nuk lejon asnjë lloj taktizimi dhe blerje kohe: Isa Mustafa menjëherë dhe pa ekuivoke duhet të japë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të LDK-së.Prej se ai është instaluar në krye të LDK-së, LDK-ja ka dalë humbëse në të gjitha zgjedhjet. Bashkë me Isa Mustafën duhet të shkojne edhe të gjithe ata që koketuan me PDK-në dhe e përkrahen politikën e gabueshme të tij, duke shkaktuar pasoja të pariparueshme për LDK-në. Nëse Isa Mustafa nuk ofron dorëheqje menjëherë,unë ftoj elektoratin e LDK-së që bashkarisht ta thërrasim Kuvendin e LDK-së dhe t’i shkarkojmë të gjithë ata qe e sollën LDK-në në këtë situatë kaq të keqe. Kjo gjendje më nuk mund të vazhdojë kështu.

07/20/2017 19:13

Lekaj: Ende s’kemi vendosur se kush do të shkojë nga AAK te Presidenti