Lajme

Abrashi i gatshëm për zbutjen e problemeve sociale në Mitrovicë

01/10/2017 14:43
nga:G Th

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka vizituar sot Mitrovicën ku zhvilloi dhe takim me Kryetarin e kësaj komune Agim Bahtirin.

Gjatë këtij takimi Abrashi dhe Bahtiri diskutuan për gjendjen e përgjithshme në komunë por theks të veçantë i dhanë situatës ekonimiko-sociale në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Kryetari Bahtiri ka njoftuar Ministrin Abrashi për situatën e përgjithshme në komunë dhe tha se mosinteresimi i investitorëve për të realizuar projekte të ndryshme në Mitrovicë, për shkak të pasigurisë, ka bërë që gjendja ekonomiko-sociale e qytetarëve të rëndohet dhe përkeqësohet gjithnjë e më shumë, kështu që sot numri i të papunëve dhe familjeve në asistencë sociale, është shumë më i madh.

03/26/2017 12:56

Muri i ri- si i vjetri!

Ndërkaq në lidhje me gjendjen e krijuar Ministri Abrashi u premtoi mitrovicasve se do të vazhdojë t’i mbështesë ata edhe në të ardhmen në mënyra të ndryshme, me qëllim që sadopak të zbuten problemet sociale të qytetarëve të Mitrovicës.

Abrashi poashtu ka bërë të ditur se se Kompania IQ-to-LINK, nga Gjermania, e cila operon në Prizren dhe Prishtinë përmes qendrave të thirrjeve, është e interesuar që të hap një qendër të këtillë edhe në Mitrovicë, që do të punësoj 100 deri 150 të rinj, andaj edhe sugjeron që komuna të përmbush kërkesën e saj për të sigurur një objekt për operim, në mënyrë që ky rast i volitshme të mos lëshohet, njofton Klan Kosova.

Ministri Abrashi u shpreh të jetë i gatshëm që për zbutjen e problemit të papunësisë dhe probleme sociale, të ndihmoj me prioritet edhe në të ardhmen komunën e Mitrovicës.