Sporti

Abramovich “blindon” Conten dhe bën gati 200 milionë funte për merkaton

05/19/2017 23:39
nga:L H

Fitimi i titullit kampion në Premier Ligën angleze duket se ia ka hapur oreksin manjatit rus Roman Abramoviç.

Presidenti i Chelsea kërkon të triumfojë edhe në sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye ka vendosur të investojë shifra marramendëse për forcimin e skuadrës.

Ky lajm është bërë publik nga media britanike “The Telegraph”, sipas së cilës, rusi ka akorduar 200 milion paund për merkaton e bluve.

Si fillim Abramoviç duhet të bindë trajnerin Konte për të mos u larguar nga Londra si dhe do kërkojë të mbajë portierin Kurtua duke i ofruar një kontratë të re me pagë 150 mijë paund në javë

Prioritet është dhe qëndrimi i yllit të skuadrës, belgut Eden Hazard, i cili është vënë në shënjestër nga mjaft klube të mëdhenj.

Talenti Kilian Mbape dhe mesfushori Bakajoko janë dy objektivat e Çelsit në ketë merkato. Këta dy lojtarë kërkohen me ngulm nga trajneri italian.

09/22/2017 17:54

Chelsea ka fituar afër 1 miliardë euro nga shitjet e lojtarëve (FOTO)