Lajme

AAK nis betejën me këta kandidatë!

05/18/2017 19:52
nga:Gazeta Blic

Në një takim të mbajtur pasditen e së enjtes Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Pjesë e kësaj liste janë emrat e të gjithë deputetëve të kësaj partie në legjislaturën e kaluar, por të njëjtës i janë shtuar edhe emra të rinj. Një ndër ta është edhe i sapoanëtarësuari, Halil Matoshi dhe zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj.

KALLXO.com ka siguruar emrat e 40 kandidatëve të AAK-së për deputetë. Në mesin e tyre është edhe ish-shefi i grupit parlamentar, Pal Lekaj, të cilit në prill të këtij viti Prokuroria Speciale i ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në këtë listë është edhe Elmaze Nura, e cila aderoi në këtë parti muaj me parë. Edhe Nura ishte në proces gjyqësor, por muajin e kaluar ajo u shpall e pafajshme.

Pjesë e kësaj liste është edhe kryetari aktual i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.

Në këtë listë është edhe biznesmeni Gani Dreshaj, i cili ia pagoi shpenzimet e mbrojtjes në Francë Ramush Haradinajt.

Këta janë emrat e AAK-së për deputetë:

  • Ramush Haradinaj
  • Ahmet Isufi – Gjilan
  • Pal Lekaj – Gjakovë
  • Gazmend Abrashi – Prishtinë
  • Blerim Kuçi – Suharekë
  • Ali Berisha – Pejë
  • Muharrem Nitaj – Prishtinë
  • Daut Haradinaj – Deçan
  • Rrustem Berisha – Pejë
  • Halil Matoshi – Prishtinë
  • Bali Muharremi – Suharekë
  • Lahi Brahimaj – Gjakovë
  • Besnik Tahiri – Prishtinë
  • Smaj Latifi – Rahovec
  • Lulzim Kabashi – Prizren
  • Xhavit Zariqi – Ferizaj
  • Gani Dreshaj – Istog
  • Rexhep Kadriu – Gjilan
  • Fitim Selimi – Lipjan
  • Fatmir Humolli – Podujevë
  • Rasim Selmanaj – Deçan
  • Anton Berisha – Pejë
  • Zenun Elezi – Klinë
  • Naim Sahiti – Pejë
  • Lutfi Bilalli – Vushtrri
  • Bekë Berisha – Istog
  • Shkumbin Demaliaj – Deçan
  • Enver Gashi – Obiliq
  • Time Kadriaj – Deçan
  • Teuta Haxhiu – Gjakovë
  • Magbule Shkodra – Gjilan
  • Diellza Hoti – Prishtinë
  • Burbuqe Bakija – Gjakovë
  • Ilirjana Gafurri – Pejë
  • Elmaze Nura – Skenderaj
  • Arbresha Nallbani – Pejë
  • Valentine Bajrami – Prishtinë
  • Zoje Lleshi – Gjakovë
  • Gjyljeta Kuçi – Vushtrri

08/23/2017 21:07

AAK ia “rrëmben” një anëtar Vetëvendosjes!