Lajme

AAK e quan hajgare ftesën e Musfatës për koalicion

07/07/2017 22:50
nga:D.I

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë një interviste në RTK kishte deklaruar se partia që ai drejton është e hapur për krijimin e Qeverisë me AAK-në dhe Nismën, por duke përjashtuar PDK-në. Kësaj oferte i është përgjigjur partia e Ramush Haradinajt. Në AAK ftesën e Mustafes e kanë cilësuar edhe si hajgare.

Muharrem Nitaj, zyrtar për media në AAK ka thënë për Express se këto ftesa nuk kanë aspak vlerë. Ai madje ka thënë se nuk janë hajgarexhinjë dhe se koalicionit PAN i qëndrojnë mbrapa.

“Ne nuk jemi hajgerexhi. Opinioni publik dhe secili duhet ta dijë se ne e kemi një koalicion parazgjedhor fitues, i cili e ka një të nominuar për kryeministër e ai është Ramush Haradinaj. Ky koalicion do ta bëjë qeverinë, por do të ishte me interes për vendin, që politikanët në Kosovë, në këtë kuadër edhe zoti Mustafa, t’i harronin inatet personale dhe të bashkoheshin përreth Ramush Haradinajt, në mënyre që Kosova ta kishte një qeveri stabile, ka thënë Nitaj.

Ai ka treguar për Express se ata do ta krijojnë qeverinë me ose pa LDK-në.

“Kjo nuk do të ishte as qeveri e PDK-së, as e LDK-së e as e AAK-se, por e të gjithëve bashkë. Nëse kjo nuk është e mundur, ne me ose pa LDK-në, do ta krijojmë qeverinë. Nuk e kemi hallin e numrave, por do të donim që në qeverinë e ardhshme të përfshiheshin sa më shumë përfaqësues të zgjedhur të popullit”, thotë Nitaj duke tregur se është më interes që të kapërcehen inatet personale dhe të krijohet një qeveri me një bazë sa më të gjërë. �

“Kundërshtimi i PDK-së për partner nga ata që deri dje ishin me ta, mua më duket pak si logjikë e inatçorëve, ka thënë Nitaj.

I pari i LDK-së Isa Mustafa në një intervistë për televizionin publik nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me AAK’në dhe NISMA’n.

“Në qoftë se AAK-ja Nisma vlerësojnë se nuk mund të veprojnë brenda këtij koalicioni ata duhet ta përcaktojnë vendin. Ne do të jemi të gatshëm të flasim me ata vetëm kur ata nuk do të jenë pjesë e koalicionit me PDK-në’, theksoi Mustafa.

07/25/2017 08:04

E tregon Haziri, a ka vota LDK-ja për PAN-in ajo jo!