Lajme

AAK dhe Nisma i kundërvihen VV-së, Haradinaj kandidat i opozitës për kryeministër

04/21/2017 20:00
nga:M H

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, është i bindur se opozita do të udhëheq me qeverinë e ardhshme të vendit, deri sa shton që kandidati për kryeministër i AAK-së dhe Nismës, do të ishte Ramush Haradinaj.

Këto komente ai i bëri në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit.

“Unë jam i bindur në këtë. Jo besoj, por jam i bindur që aktualisht kandidatura më serioze, më e sigurt e më e mira, oferta më e mira për sot, është zotëri Haradinaj, kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës”, tha Limaj.

Ai thotë se shpreson që edhe të tjerët të mund t’i bashkohen, derisa bindjen e njëjtë mund edhe të mos e kenë.

E në qeverinë e ardhshëm, që sipas Limajt, do të përbëhet nga AAK e Nisma, ai nuk po kërkon hise.

Për të ardhur deri në këtë pikë, për qeverisjen aktuale, Nisma e tij, të hënën do të filloj të mbledh nënshkrimet, dhe se pritjet e ish-ministrit janë që qeveria të rrëzohet javën që vije.

“Në momentin që kemi 40 firma, nuk kemi pse ta shtyjmë. Do ta shfrytëzojmë mundësinë ligjore që menjëherë të procedojmë drejt Kuvendit. Dhe Kuvendit duhet ta jap epilogun për këtë mocion. Për mendimin tim pres që dy javët e ardhshme të jenë vendimtare, do të kem apo nuk do të kemi zgjedhje”, tha ai

Megjithatë Limaj, pranon se fati i mocionit varet shumë edhe nga PDK e LDK, që janë në koalicion.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, po ashtu parti opozitare, ka dalë me Albin Kurtin si kandidat për kryeministër. Pra, nëse vendi shkon shpejt në zgjedhje, opozita hyn me dy kandidatë, pra jo unike.

08/19/2017 08:57

AAK prezanton 6 emra kandidatësh për kryetarë komunash