Lajme

A ka një skenar për bashkëqeverisje PS-PD? Ja si e komenton Vasili

05/19/2017 12:34
nga:Gazeta Blic

Pas marrëveshjes Rama-Basha për hyrjen e opozitës në zgjedhje, figura politike e kanë komentuar marrëveshjen si skenar për një bashkëqeverisje pas zgjedhjeve mes PS-së dhe PD-së.

Në një deklaratë për median Vasili nuk ka dashur ta komentojë duke thënë se tashmë objektivi është arritur dhe fokusi është tek gara dhe objektivi i LSI për të dalë forcë e parë.

Mbrëmë jeni cituar gjerësisht se keni deklaruar çështjen e ndalimit të koalicioneve si antikushtetuese.

Nëse është i saktë, përse atëherë LSI vendos të marrë pjesë në një garë ku një element e cilëson antikushtetuese?

Është komentuar si një hap i parë për bashkëqeverise PD_SP si e shihni një skenar

Kam një koment shterues për të dyja pyetjet. Jemi një situatë shumë të qartë politike. Kemi datë zgjedhjesh, kemi të gjitha forcat politike në fushë.

Kemi realizuar një objektiv, të evitojmë kaosin dhe ecjen në rrugë të pasigurt të vendit.

LSI ka ofruar edhe të gjitha pozicionet publike deri tek ai presidenti.

Garën e kemi, dhe i gjithë përqendrimi im nuk është më tek asnjë koment, po të përqendruar pasi nuk e kam parë kurrë LSI të jetë forcë e parë dhe nga formalizimi ta ndajë vetëm një hap. Ky është një objektiv primar. /albeu.com/

09/20/2017 17:17

PD e LSI, aleancë për mbetjet: Referendum për ligjin