Lajme

Ramush Haradinaj: Serbisë duhet t’ia tregojmë vendin

04/06/2017 18:39
nga:M H

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur ekskluzivisht në Info Magazine të Klan Kosovës nga Colmari i Francës duke thënë se është peng dhe se drejtësia franceze ka rënë pre e Serbisë.

Megjithatë ai është shprehur i bindur se në fund do të ngadhënjejë.

“29 nëntor 2012 është vërtetuar e vërteta për pafajësinë time, por kjo nuk po i pëlqen Beogradit”.

“S’ka qare, jemi në drejtën tonë. Do të jetë një lirim i pakusht. Jo gjyqtarët por edhe gazetarët e kanë parë se nuk qëndron një kërkesë e tillë, krejtësisht politike”.

Haradinaj ka thënë poashtu se Serbisë duhet t’i tregohet vendi.

“Fqinjët i kemi të këqij, Serbisë duhet të ja tregojmë vendin qysh ka bërë Kroacia”.

Ai ka thënë poashtu se po merr në mënyrë të vazhdueshme mbështetje dhe se ata po i japin forcë për të mos u dorëzuar.

“Të gjithë kanë një kërkesë ndaj meje: Mos lësho pe. I falënderoj të gjithë nga zemra, që bashkëndiejnë me mua jo si individ, por me një të drejtë tonën, të shqiptarëve. S’ma ndien për Serbinë”.

04/25/2017 12:21

Të enjten merret vendimi për Haradinajn – Do të kthehet në Kosovë apo do të ekstradohet?!