Fit&Sexy

7 mënyra që na ndihmojnë të konsumojmë më pak kripë

05/19/2017 23:57
nga:M H

1. Konsumoni ushqim të freskët në vend të atyre të konservuara e të përpunuara. Sasia më e madhe e kripës gjendet në ushqimet e përpunuara.

2. Pakësoni përdorimin e salcës së sojës së gatshme, në ushqime. 1 lugë gjelle salcë soje përmban 1,000 miligram sodium chloride (kripë). Përdorni uthull balsamike në vend të saj.

3. Konsumoni më pak bukë. Një fetë e tillë përmban rreth 230 miligramë kripë.

4. Konsumoni më pak proshutë. Një fetë proshutë permban 1,050 miligramë sodium.

5. Përgatiteni supën vetë. Nuk ka supë më të mirë se ajo që bëni vetë, me shumë perime të freskëta ose mish pa yndyrë (pa dhjamë). Ato të konservuarat janë shumë të kripura dhe jo të freskëta. Për më shumë shije, shtoni lëng limoni të freskët.

6. Pulën gatuajeni sa më thjeshtë. Të shtosh shumë kripë mund ta bëjë më shumë të rrezikshme sesa të shëndetshme.

7. Më pak pizza. E di që të gjithëve na pëlqejne pizzat, por kjo s’e bën atë një ushqim të shëndetshëm. Ajo është nje burim i madh sodiumi, 760 miligramë për fetë. Pra duket qartë që është nje burim i mirë kripe.

90% e atyre që konsumojnë shumë kripë gjatë fëmijërisë dhe rinisë, do të vuajnë nga hipertensioni në moshat e mesme, 60% do të kenë probleme me zemrën, 50% probleme me kolesterolin dhe 30% probleme me trurin.

Shtoni kripë në mënyrë shumë të moderuar në ushqimet tuaja, sa për t’i dhënë pakëz shije.

05/20/2017 12:47

Mjaltë dhe aspirinë për efekte mahnitëse në fytyrën tuaj