Fit&Sexy

7 këshillat që duhet të dijë çdo femër për mirëmbajtjen e zonës intime

05/19/2017 07:15
nga:R A

Edhe pse fatmirësisht, në ditët e sotme nuk është e vështirë të kesh akses në informacion, sërish shumë femra janë të paqarta dhe kanë dyshime rreth mirëmbajtjes së zonës intime, dyshime që nisin që nga mënyra e depilimit deri tek lloji i të brendshmeve që duhet të përdorin.

Ndoshta mendoni se dini çdo gjë mbi këtë pjesë, mirëpo ka mundësi që të gaboni. Kushtojuni rëndësi kujdes këtyre 7 gjërave në mënyrë që të keni zonë të shëndetshme gjenitale.

1.Përdorimi i prezervativit: Prezervativi jo vetëm që ju mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme apo shtatzënitë e padëshiruara, por shërben edhe si mur mbrojtës për të gjitha infeksionet vaginale.

2.Zgjidhni të brendshme pambuku: Materialet sintetike pengojnë qarkullimin e ajrit, rrisin lagështinë në pjesën intime duke krijuar në këtë mënyrë terren ideal për shumimin e baktereve. Kurse materialet e pambukut janë më higjienike dhe e lejojnë lëkurën të marrë frymë.

3.Ushtrimet Kegel: Femrat të cilat në mënyrë të rregullt praktikojnë ushtrimet Kegel, kanë qarkullim më të mirë të gjakut në zonë e legenit, që rezulton me shëndet më të mirë seksual dhe përvojë të plotë seksuale. Ushtrimet e Kegelit, të cilat përbëhen nga shtrëngimi dhe lëshimi i muskujve të poshtëm të legenit lehtësojnë arritjen e orgazmës dhe e bëjnë më të fortë ndjeshmërinë e vaginës gjatë seksit.Gjithashtu, ushtrimet Kegel ndihmojnë femrat që kanë probleme me urinimin e pakontrolluar.

4.Mos lani vaginën me sapunë ose larës intimo: Shumë femra mendojnë se duke blerë larës të shtrenjtë i sigurojnë vaginës larje dhe pastrim më të mirë. Në të vërtetë vagina është organ vetëpastrues dhe duhet larë vetëm me ujë. Përdorimi i pakontrolluar i larësve largon nga vagina bakteret e mira dhe çrregullon vlerat normale të pH-it të saj.

5.Kujdes me antibiotikët: Përdorimi i antibiotikëve është një kërcënim i hapur për vaginën pasi dëmton florën bakterale dhe mund të bëhen shkak për shfaqjen e infeksioneve të ndryshme.

6.Kujdes gjatë seksit: Mos kaloni nga seksi anal në atë vagjinal pa zëvendësuar prezervativin ose pa u larë sepse kjo gjë e ekspozon vaginën ndaj një sërë bakteresh dhe shton rrezikun e infeksioneve.

7.Kryeni marrëdhënie seksuale rregullisht: Ashtu si muskujt e tjerë në trup edhe vagina ka nevojë për ”t’u ushtruar”, në të kundërt mbetet e dobët dhe e brishtë. Seksi i rregullt ndihmon në tonifikimin e saj.

10/17/2017 15:07

Këshillat e mjekut 105-vjeçar nga Japonia për jetë të gjatë e të shëndetshme