Lajme

7 deputetë përfaqësojnë Kosovën në Konferencën Globale Parlamentare të Fondit Monetar në Uashtington! (FOTO)

04/17/2017 19:19
nga:Gazeta Blic

Deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e partive në pozitë dhe opozitë, po marrin pjesë në Konferencën Globale Parlamentare në Uashington, në kuadër të takimeve të Pranverës, të organizuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Nderkombetar.

Kosova, në këtë konferencë, ku po marrin pjesë parlamentarë nga 90 vende të botës, po përfaqësohet nga deputetët Xhevahire Izmaku (PDK), Doruntinë Maloku (LDK), Salih Morina (LDK), Safete Hadërgjonaj (PDK), Arben Gashi (LDK), Fisnik Ismaili (VV) dhe koordinatori Vilson Ukaj, raporton GazetaBlic.com

Delegacionit të Kosovës në takimet e Pranverës do t’i bashkëngjitet edhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti, guvernatori i Bankës Qendrore, Bedri Hamza dhe perfaqesuesë të tjerë të Qeverisë së Kosovës.

Më poshtë ju pasqyrojmë pamje nga ky event:

09/23/2017 22:25

Behgjet Pacolli, super optimist për anëtarësimin e Kosovës në OKB!