Cult

603 intelektualë të Kosovës kërkojnë lirimin e Ramush Haradinajt

04/20/2017 12:48
nga:Gazeta Blic

Në Bibliotekën Kombëtare sot u prezantua peticioni i nënshkrimeve të intelektualëve të Kosovës, të cilët përmes këtij peticioni po e kërkojnë lirimin e Ramush Haradinajt.

Ky peticion i cili përmban 603 nënshkrime do t’i dërgohet Ambasadës së Francës këto ditë, njofton Klan Kosova.

Profesorë dhe intelektualë nga gjithë Kosova thanë se data e 27 prillit do ta sjellë Ramushin në Kosovë pasi nuk ka asnjë bazë që ai të qëndrojë atje.