Cool

6 shenjat e qarta që tregojnë se telefoni juaj është hakuar

10/11/2017 22:05
nga:F.B

Nëse mendoni se telefoni që keni është në zonën tuaj private, ndoshta jeni gabim. Tashmë, s’ka dal asnjë pajisje që nuk mund të hakohet.

Për të reduktuar rrezikun potencial, GazetaBlic ka vendosur të ua tregoi 3 gjëra: mënyrën se si një telefon mund të hakohet, si ta organizoni atë dhe si ta mbroni telefonin tuaj nga dashakeqët.

 

SI MUND TË HAKOHET NJË TELEFON

Mënyra më e lehtë është duke marrë në zotërim telefonin tuaj për disa minuta dhe duke instaluar aplikacione spiunësh si SpyPhoneApp, Spyzie, Theonespy ose Spyera.

Me anë të një rrejti WiFi të pa mbrojtur (pa fjalëkalim) në kafene apo aeroport. Po, është shumë lehtë! Vet emri WiFi publik, tregon se ju publikisht do ti ndani të dhënat e juaja me të gjithë rreth jush.

Kur e mbushni telefonin me një USB të panjohur (madje edhe në aeroplan apo makinë), ekziston rreziku që të gjitha të dhënat tuaja të zbulohen dhe të transferohen.

SMS phishing. Kjo ndodhë kur ju merrni një mesazh që brenda tij gjendet një lidhje (link) duke iu thënë për shembull se kjo është lista juaj e parave që iu kanë mbetur në bankë, se keni marrë një transferim të hollash ose se janë ngarkuar fotot tuaja. Pra, kur ju e klikoni këtë lidhje, të gjitha të dhënat që i keni në telefon hapen për ndërhyrje të lehtë nga hakerët.

Me ndihmën e sistemit të sistemit për Sinjalizim SS7, që përdoret nga shumica e stacioneve telefonike në të gjithë botën, hakerët mund të lexojnë tekst mesazhet që iu vijnë në celular ende pa i hapur as vet ju. Por nëse nuk jeni një njeri shumë i njohur e me famë s’keni pse shqetësoheni.

 

SI TA DINI NËSE TELEFONI JUAJ ËSHTË HAKUAR

Telefoni juaj ka nisur të dal jashtë sistemit, p.sh t’i harxhohet bateria shumë shpejtë. Kjo mund të ndodhë kur ekziston një aplikacion i panjohur që funksionon brenda telefonit tuaj pa e pasur dijeninë për këtë punë.

Telefoni juaj nxehet, madje dhe kur nuk bëni ndonjë telefonatë ose nuk punoni fare me të. Kjo është një shenjë tjetër se brenda telefonit tuaj gjendet një aplikacion i panjohur.

Telefoni juaj ndizet e fiket sa herë që do vetë, çaktivizon numrat e telefonatave ose fillon vet aplikacionet. Nëse nuk është ndërhyrje në sistem atëherë mund të jetë përgjim.

Një numër i panjohur nga ju gjendet në listën “Thirrjet e fundit”.

Nuk mund ta fikësh pajisjen tënde. Në vend të kësaj, telefoni juaj nisë të hap vetvetiu aplikacione të ndryshme, duke rritur madje edhe dritën në telefon e kështu me radhë.

Ka zhurma ose jehonë gjatë telefonatave, dhe më parë nuk e keni pasur një problem të tillë. Dijeni se jeni duke u përgjuar. 😉

 

SI MUND TA MBRONI TELEFONIN TUAJ

Nëse keni marrë një mesazh me tekst dhe në të ka një lidhje ku nuk shihet e  gjithë URL-ja, atëherë mos e hapni kurrë atë.

Nëse e mbushni telefonin tuaj nëpërmjet një kompjuteri të panjohur, kur të lidheni zgjidheni opsionin “Vetëm mbushe”.

Mos e përdorni asnjëherë “mbaj mend fjalëkalimin”.

Çaktivizoni lidhjen automatike të WiFi-së në rrjetet publike. Në vend të kësaj zgjedhni të lidheni manualisht dhe vetëm në ato vende ku besoni se nuk keqperdoret ky rrjet.

Edhe diçka sa i përket WiFi-së. Shmangni rrjetet që kanë emra të dyshimtë, si “InternetFree” apo “wifiFree”. Zgjedni vetëm ato që janë të mbrojtura me fjalëkalim, veçanërisht nëse jeni në një kafene.

Mos bëni blerje në internet ose transferim fondesh në rrjetet që janë WiFi publike (pa fjalëkalim).

Nëse jeni përdorues i Android, gjithsesi instaloni një program të besueshëm Antivirus.

Dhe, natyrisht, shtoni një fjalëkalim në telefonin tuaj.


© GazetaBlic | Fotografitë nga: Depositphotos  | Përkthimi: Flamur Bublica


10/15/2017 14:34

Bëri selfie, miqtë i komentuan se prapa kishte fantazmë