Sporti

5 destinacionet e mundshme të Ronaldos nëse largohet nga Real Madridi

06/16/2017 13:56
nga:Gazeta Blic

Cristiano Ronaldo sot ka dhënë lajmin më sensacional të ditës.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është shndërruar në një temat më të përfolura, pasi gazeta portugeze ‘A Bola’ pohoi se ai ka kërkuar që të largohet nga Real Madridi, transmeton Gazeta Blic

Sipas raportimeve në Portugali, Ronaldo dëshiron të largohet nga Spanja pas akuzave për evazion fiskal, dhe vendimi i tij është i ‘pakthyeshëm’.

Superylli i Real Madridit, mësohet të jetë tejet i inatosur me këto akuza ndaj tij, ku thuhet se ai ka mashtruar me vlerë 14.7 milionë euro.

Ronaldo ka refuzuar kategorikisht këto akuza, duke thënë se ai është i pafajshëm, dhe se ka ndërgjegje të pastër.

Por, tani që portugezi ka deklaruar se dëshiron ta braktis Spanjën dhe “Bernabeun”, menjëherë janë ‘aktivizuar’ disa klube të mëdha në Evropë.

Si destinacionet e mundshme të fituesit të Topit të Artë, shihen ish-klubi i tij Manchester United, Paris Saint-Germain, Superliga Kineze, Liga MLS dhe Manchester City, shkruan ‘Mirror’, përcjell Gazeta Blic.

11/19/2017 20:43

Sergio Aguero shumë afër këtij klubi spanjoll