Cult

Më 4 gusht fillon DokuFest

08/01/2017 13:31
nga:M H

Çdo gjë është gati për fillimin e Festivalit DokuFest i cili sivjet mbahet për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë.

Në një konferencë që është mbajtur sot është shpalosur programi i sivjetshëm i DokuFest, ku janë prezantuar edhe disa emra të rinj të cilët do të jenë mysafir në festival.

Drejtoresha e Festivalit Nita Deda tha se DokuFest këtë vit ka në fokus temën e së ardhmes, dhe se këtë vit do të jetë një program i ngjeshur i cili i përshtatët të gjitha moshave, që marrin pjesë në festival.

Ajo tha se 230 filma do të prezantohen, ndërsa në kategori garuese janë 102 filma.

Deda: Jemi gati për edicionin e ri të Doku Fest

 

“Ne jemi gati për edicionin e këtij DokuFesti, i cili si fokus e ka temën e të ardhmës dhe ka një program shumë të gjerë që përfshin shfaqjen e mbi 230 filmave të cilët janë përzgjedhur prej mijëra filmave që kanë aplikuar me qenë pjesë e DokuFest, koncertet e muzikës që mbahen në parkun e Marashit edhe në Kalanë e qytetit, Festivalin e fëmijëve, i cili sivjet shënohet më shfaqjen e filmave për fëmijë, dhe po ashtu punëtori të ndryshme, dhe një ekspozitë shumë të veçantë në bashkëpunim me institucionin ‘Marubi’ në Shkup”, tha ajo.

Deda gjithashtu ka shpalosur edhe programin muzikor që do të mbahet në festival, dhe ajo bëri të ditur që këtë vit do të mbahen koncerte filharmonike në festival.

Drejtori artistik i DokuFest Veton Nurkollari, bëri të ditur se këtë vit në festival do të jenë mysafir dy filmbërës te famshëm nga bota, dhe se kjo është hera e par që ata vijnë në DokuFest.

Nurkollari: Do të kemi dy retrospektiva të dy autorëve, të jashtëzakonshëm

 

“Do të kemi dy retrospektiva të dy autorëve, të jashtëzakonshëm. Një të filmbërësit legjendar të filmit ‘Avantgarde’, John Smith, me afro 20 filma, që është retrospektiva e John Smithit. Smith do të jetë mysafir dhe do të ligjërojë në Master Class. Po ashtu për herë të parë kemi edhe retrospektivën më të madhe të një prej filmbërësve meqë interesant amerikanë Travis Smitherson që do ta ketë në DokuFest, asnjëherë nuk e ka pas as në Evropë, e as në Amerikë’, u shpreh ai.

Me këtë rast, Eroll Bilibani, tha se këtë vit, fal suksesit të filmave të vitit të kaluar, interesimi për shkollën e filmit “E ardhmja është këtu” është rritur shumë.

Ai tha se pjesë e kësaj shkolle janë edhe nxënësit nga rajoni, si nga Shqipëria dhe Serbia, ndërsa shtoi se në kinemanë “Lumi”, të interesuarit do të mund t’i shohin filmat e tyre.

Bilibani: Ka pasur interesim të jashtëzakonshëm

 

“Unë dua të potencoj një fakt me të cilin të gjithë ne jemi shumë krenar që shkolla jonë e filmit e cila është themeluar para pesë vitesh dhe jo rastësisht e kemi quajtur ‘E ardhmja është këtu’, e cila këtë vit shkon edhe me temën e festivalit. Kemi pasur një interesim të jashtëzakonshëm, falë suksesit të filmave vitin të kaluar, të cilat kanë shkuar në mëse 27 festivale pothuajse në tërë globin. Këtë vit kemi pasur një interesim të jashtëzakonshëm për pjesëmarrje dhe në fund 8 pjesëmarrës të udhëhequr nga tutorët e tyre, kanë arritur t’i realizojnë filmat e tyre dhe do ta kenë premierën e tyre në Dokufest”, tha ai.

Festivali këtë vit do të mbahet nga data 4 gusht deri më 12 gusht, dhe është i hapur për të gjithë dashamirët e filmit dhe muzikës. Nga 230 filma të cilët do të prezantohen, në kategori garuese do të marrin pjesë 102 filma./L.Bilalli/

10/16/2017 14:26

Baxhaku: Këto do të jenë prioritetet e mija qeverisëse komunale për katër vitet e ardhshme