Lajme

4 aktivistët e Vetëvendosjes të dyshuar për terrorizëm, kandidatë për deputetë!

05/19/2017 15:57
nga:M H

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që t’i kandidojë për deputetë të Kuvendit të Kosovës edhe 4 anëtarët e saj që po gjykohen për sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi, janë anëtarët e këtij subjekti politik të cilët kanë hyrë në listën zgjedhore të VV-së.

Lajmin e ka konfirmuar vet Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë:

Të dashur miq,

Sapo u njoftova që Lëvizja ka vendosur që unë, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi të garojmë për deputetë të saj.I falenderoj të gjithë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar këta 9 muaj prej kur jemi nën arrest.Më 11 qershor, ndryshimi do të ndodh. Ky ndryshim, do t’i hapë rrugët që drejtësia për Astritin të vihet në vend!⁠⁠⁠⁠

Ata dyshohet se janë të përfshirë në sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që ndodhi më 4 gusht të vitit të kaluar. /Gazeta Blic/