Showtime

24-vjeçari nga Peja, u bë me Range Rover me vetëm 15 euro (Video)

01/11/2017 16:21
nga:R A

Pas disa muaj lojë, ishte fati i 24-vjeçarit Enlirat Beqiri nga Peja që fitoi veturën supereksluzive.

“Range Rover” është vetura vlera e së cilës arrin 95 mijë euro, e që Beqiri e gëzon tashmë, si rezultat i futjes në lojë nga ofertat e kompanisë telefonike IPKO, njofton Klan Kosova.

Vetë Enlirati ishte duke fjetur në momentin kur ishte përzgjedhur si fitues i çmimit të IPKO-s, ndërsa ka treguar se për këtë lojë kishte dërguar vetë 7 mesazhe në vlerë prej 2.17 euro e që gjithsej i bie se ka shpenzuar pak më shumë se 15 euro

Por në momentin kur është zgjuar pati më shumë se 1 mijë mesazhe dhe telefonata.