14 të mirat shëndetësore që merrni nga lëngu i shegës

10 January 2017, 20:42

14 të mirat shëndetësore që merrni nga lëngu i shegës

Lëngu i freskët që sjell të mira shëndetësore nuk ka pse të jetë vetëm i gjelbërt. Lëngu i shegës përmban 100 fitokemikale dhe për mijëra vite ky fryt është përdorur për mjekësi.

Në ditët e sotmë, studimet kanë theksuar se lëngu i shegës sjell shumë të mira shëndetësorë, shkruan arbresh.info.

Lëngu i këtij frytu ndihmon në parandalimin e kancerit, rrit sistemin imunitar dhe rrit pjellshmërinë.

Ja cilat janë 14 të mirat shëndetësore që mund të merrni nga lëngu i shegës.

Antioksidant
Shega është e mbushur me fitokemikale. Këto kimikate janë antioksidantë i fuqishëm. Lëngu i shegës përmban nivele të larta të antikosidantëve më shumë se shumica e lëngjeve tjera. E pabesueshme, por lëngu i shegës përmban tri herë më shumë antioksidantë se vera e kuqe dhe çaj jeshil.

Vitamin C
Lëngu i shegës përmban 40% vitamin C që ju duhet në baza ditore. Lëngu i freskët i shegës përmban maksimumin e lëndëve ushqyese për vitaminën C.

Parandalon kancerin
Studimet e fundit kanë gjetur se lëngu i shegës parandalon rritjen e qelizave të kancerit të prostates. Pavarësisht studimeve të shumta, rezultatet janë ende preliminare. Por edhe pse nuk ka studime afatgjata, njerëzit që kanë konsumuar lëng shege kanë theksuar se ky fryt parandalon rrezikun e kancerit.

Parandalon sëmundjen e Alzhaimerit
Antioksidantët që përban lëngu i shegës besohet se ndihmon në ngadalësimin e sëmundjes në Alzhaimerit, si dhe mbron kujtesën.

Tretje
Lëngu i shegës ndihmon në reduktimin e inflamacionit në zorrë dhe përmison tretjen. Ky lëng mund të jetë i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve, shkruan arbresh.info.

Anti-inflamator
Lëngu I shegës është një burim i fuqishëm anti-inflamator për shkak të përmbajtjes së madhe të antioksidantëve. Shega mund të zvogëlojë inflamacionin në të gjithë trupin dhe parandalon stresin.

Sëmundjet e zemrës
Lëngu i shegës ndihmon shumë për personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Mbron zemrën dhe arteriet. Studimet e fundit kaë treguar se ky lëng përmison qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në parandalimin e kolesterolit në arterie.

Presioni i gjakut
Pirja e një gote lëng shege në përditshmëri ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Megjithatë,studimet ende nuk kanë dhënë një definicion përfundimtar që shega mund të ulë presionin e gjakut.

Antivirale
Mëqe përmban vitamë C dhe vitaminë E shega ndihmon në parandalimin e shumë infeksioneve. Në testet laboratorike është dëshmuar që shega është antivirale. Studimet kanë theksuar se shega ndihmon në infeksione dhe viruse të zakonshme.

E pasur me vitaminë
Përveç vitaminës C dhe vitaminë E, lëngu i shegës është një burim i madh i acidit folik, kaliumit dhe vitaminës K.

Kujtesa
Pirja një gote e një lëng shege në përditshmëri përmison kujtesën, kanë theksuar studimet e fundit.

Rrit pjellshmërinë
Lëngu i shegës ndikon në parandalimin e stresit dhe rrit pjellshmërinë. Stresi është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në uljen e pjellorisë te femrat. Sipas studimeve të fundit, është theksuar se ky lëng ndihmon për zvogëlimin e stresit.

Rrit performancën gjatë ushtrimeve
Lëngu i panxharit dhe i qershisë janë konsideruar si lëngjet më të preferuara për njerëzit që merren me sport, por studimet e fundit theksojnë se një funksion të madh në rritjen e performancës luan edhe lëngu i shegës.

Diabeti
Për një kohë të gjatë shega është përdorur si një ilaç për diabet në Lindjen e Mesme dhe në Indi. Edhe pse janë ende te panjohura lidhjet mes shegës dhe diabetit, besohet se ajo ndihmon për të të ulur rezistencën e insulinës dhe sheqerit në gjak.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika