Sporti

10 skuadrat që kanë arritur më shumë finale në ” Uefa Champions League”

05/11/2017 11:52
nga:Y.K

Liga e Kampionëve është kompeticioni më i rëndësishëm për klubet e futbollit në Evropë.

Uefa Champions League është gara e cila ndiqet nga miliarda tele shikues në të gjithë botën shkruan GazetaBlic.com

Këtë vit në finale janë plasuar dy nga skuadrat më të mirë që ka kontinenti evropian. Skuadra e Real Madrid dhe juventus, kjo është hera e 15, që skuadra nga kryeqyteti spanjoll kualifikohet në finale, ku nga 14 finalet e kaluara ka arritur që të fitoi 11 herë titullin dhe vetëm tre herë është mposhtur.

Ndërkohë Juventus nuk e ka fatin e “mbretërve” skuadra nga Torino është kualifikuar plotë 8 herë në finale por ka dështuar 6 herë dhe vetëm dy herë ka arritur të fitoi trofeun me veshë të gjatë, shkruan GazetaBlic.com

Kujtojmë që Juventus katër herët e fundit nuk ka arritur të fitoi finalen e “UEFA CHAMPIONS LEAGUE”

Por cilat janë skuadrat që kanë arritur më shumë finale në “UEFA CHAMPIONS LEAGUE”, shikojeni listën më poshtë.

Real Madrid me këtë vit 15 finale.

Milan 11 finale.

Bayern Munich 10 finale.

Juventus me këtë vit 9 finale.

Barcelona 8 finale.

Liverpool 7 finale

Benfica 7 finale

Ajax 6 finale

Inter 5 finale.

Manchester United 6 finale

09/20/2017 19:02

‘Lamtumirë’ Barcelona! Ky super lojtar do të largohet nga klubi